Kulture28 Shtator 2018, 17:32

Premiera e filmit ‘Nëntori i ftohtë’ në Spanjë, publiku e mirëpret me duartrokitje dhe brohoritje të shumta

Shkruar nga Pamfleti
Premiera e filmit ‘Nëntori i ftohtë’ në Spanjë,

Premiera e filmit 'Nëntori i ftohtë' në Spanjë, publiku e mirëpret me duartrokitje dhe brohoritje të shumta

Mbrëmjen e djeshme, në edicionin e 66-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të San Sebastianit u mbajt premiera botërore për filmin artistik “Nëntor i Ftohtë” të regjisorit Ismet Sijarina. Publiku ka patur një reagim shumë të ngrohtë duke e duartrokitur gjatë premierën e filmit ndërkohë që ky është filmi i parë nga Kosova në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të San Sebastianit, një festival ndërkombëtar tejet i rëndësishëm dhe i kategorisë A.

Projekti filmik “Nëntor i Ftohtë” është produksion i shtëpive filmike Thumbs Up dhe Buka në bashkëprodhim me Albasky Film, AUDIOHAUS dhe Ikone dhe është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Qendra Kombëtare Kinematografike e Shqipërisë.

Në rolet kryesor paraqiten aktorët; Kushtrim Hoxha, Adriana Matoshi, Fatmir Spahiu, Emir Hadzihafizbegovic, Gordana Boban, May-Linda Kosumovic dhe Lum Veseli, ndërsa Skenari i shkruar nga: Arian Krasniqi, Ismet Sijarina. Drejtor Fotografie Sevdije Kastrati, Montazher Vladimir Pavlovski, Muzika Jericho, Producent Fatmir Spahiu, Arian Krasniqi, Regjia Ismet Sijarina.

Kulture filmi shqiptar publik Spanjë