Aktualitet13 Shtator 2018, 21:48

Premtimi i fundit i Donald Lu: Do t’ju vijë dita, iu ka hyrë frika në zemër

Shkruar nga Pamfleti
Premtimi i fundit i Donald Lu: Do t’ju vijë dita, iu ka hyrë

I ftuar në emisionin “Real Story”, ambasadori amerikan në ikje Donald Lu, premtoi se politikanëve të korruptuar do t’ju vijë dita.

“Është shumë e thjeshtë. Ata kanë frikë. Ishin të frikësuar në 2016-n dhe janë të frikësuar dhe tani. Shihni rezultatet. 20 gjyqtarë u hoqën, 27 janë konfirmuar. Është një rezultat shumë i mirë për popullin shqiptar. Faza e ardhshme janë KLP, KLGJ, SPAK dhe BKH. Kjo i ka futur frikën në zemër krerëve të krimit të organizuar dhe politikanëve të korruptuar”  u shpreh Lu.

Ai shtoi më tej,  “Sa i përket SPAK dhe BKH, qeveria amerikane ka bërë premtimin para jush për trajnim, këshillim, finanncim. Këtë do ta bëjë FBI. Ne do të këshillojmë. Jam i bindur që kur këto institucione të jenë funksionale, në vjeshtë, kjo do të jetë ndihmë madhorë për të luftuar korrupsionin në vend,”  u shpreh ambasadori amerikan.

Aktualitet iu ka hyrë frika në zemër Premtimi i fundit i Donald Lu: Do t’ju vijë dita