Kosova 5 Nëntor 2022, 08:49

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti
· Prishtine

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është liruar nga spitali të premten pas intervenimit që pati para dy ditësh në një spital privat.

Zyra e Presidencës ka konfirmuar se Osmani është në gjendje të mirë shëndetësore.

Madje është bërë e ditur se i është kthyer punës, por nga shtëpia.

“Ajo po e vazhdon terapinë në banesën e saj prej nga po i kryen detyrat dhe përgjegjësitë e presidentes”, thuhet në njoftim.

Vendimi i presidentes që për largimin e tëmthit të operohet në spital privat nxiti reagime të mëdha.

Kirurgët e Qendrës Klinike Universitare e konsideruan ofendim dhe injorim zgjedhjen e Osmanit të kryejë një operacion të tillë në një spital privat.

Këtyre reagimeve iu përgjigj zyra e saj, nga ku u tha se Osmani zgjodhi spital privat pasi brenda tij punon xhaxhai i saj.

Prishtine Ndërhyrje Kirurgjikale spitalet private në Kosovë Vjosa Osmani

Kosova