Sport15 Gusht 2018, 13:15

Presidenti i Barcelonës: Iniesta do të kthehet shumë shpejt, Barça është “shtëpia” e tij

Shkruar nga Pamfleti
Presidenti i Barcelonës: Iniesta do të kthehet shumë shpejt,

Andres Iniesta ngre lart trofeun e fundit me Barcelonën, festë dhe lot për legjendarin e futbollit katalanas

Edhe pse Andres Iniesta, mesfushori legjendar i Barcelonës është alrguar nga katalanasit, nuk është harruar… Presidenti i Barçës, Josep Bartomeu pranoi se Iniesta do të kthehet shumë shpejt në Katalonjë, me një rol të ri drejtuesi. Po ashtu, Bartomeu foli për Messin, teknikun Valverde dhe për merkaton.

“Në të vërtetë jemi duke shikuar përpara, nga sezoni i ri, sepse na presin shumë sfida. Natyrisht, me këtë nuk dua të lë në hije atë që bëmë sezonin e kaluar.

Kemi fituar në mënyrë të dyfishtë, titullin e shtatë të La Liga-s në dhjetë vitet e fundit. Kemi fituar Kupën dhe Superkupën e Spanjës, diçka që kurrë nuk e kishim bërë. Kjo tregon se jemi duke bërë mirë. Por, qasja jonë është rendja drejt përsosmërisë në rezultat dhe në lojë.

Iniesta? Ai e ka përfunduar misionin si futbollist i Barcelonës, por do të kthehet për të bërë detyra të tjera, për të cilat kemi folur tashmë. Admirimi për Iniesta nuk është vetëm i yni, por i gjithë botës së futbollit.

Valverde? Dua t’i dërgoj një përqafim të madh. Ai ka ide shumë të qarta dhe është një menaxher i madh grupi, siç tregoi edhe vitin e kaluar. Jam shumë i ngazëllyer me punën e tij. Mendoj se kemi një të ardhme shumë të mirë me atë trajner, sepse i ka idetë shumë të qarta. Transferimet e kësaj vere? Merkato mbyllet më 31 gusht dhe do të mbetemi vigjilentë”.

Sport iniesta