Sport15 Gusht 2019, 13:40

Presidenti mesazh Lenjanit: Bëhu burrë!

Shkruar nga Pamfleti
Presidenti mesazh Lenjanit: Bëhu burrë!

Në Zvicër po komentohet starti i skuadrave të ndryshme dhe ku vjen puna te Sion, bilanci duket pozitiv pasi koleksionon 2 fitore, një barazim dhe një humbje ndaj Bazelit në katër javët e para. Mirëpo, një problem shqetësues janë bërë dëmtimet.

Në ndeshjen e fundit ndaj Luganos, në fillim të pjesës së dytë është dashur që edhe Ermir Lenjani të lërë fushën e lojës për shkak të një dëmtimi. Por, referuar këtij shqetësimi, presidenti i klubit bën thirrje për futbollistët e tij që të rezistojnë dhe durojnë më shumë ndaj shqetësimeve.

“Është e çuditshme që të bëhen 3 zëvendësime para se të jetë zhvilluar një orë lojë. Megjithatë, lojtarët duhet të rezistojnë më shumë, duke qenë se janë profesionistë, ndaj duhet të mësohen që t’i durojnë më tepër goditjet apo dhimbjet”, kanë qenë deklaratat e presidentit të Sionit, Kristian Konstantin, pasi pesë futbollistë (Behrami, Rafael, Ruiz, Luan, Nsakala) janë të dëmtuar dhe jo në dispozicion të trajnerit. Por, indirekt një mesazh edhe për Lenjanin, përveçse për të gjithë ata në listën e të dëmtuarve.

Sport Ermir Lenjani Sion