Presidenti nën ritmin e “bananes”, Meta kërkon me ngulm kreun e KLSH, pas propozimit të Vitore Tushës hedh skenarin “B”, Anastas Angjelin

Presidenti nën ritmin e “bananes”, Meta kërkon me ngulm kreun e KLSH, pas propozimit të Vitore Tushës hedh skenarin “B”, Anastas Angjelin.

Presidenti pasi dekretoi Sandër Lleshin ministër të Brendshëm dhe “mori” mega-portin e Karpenit në Kavajë, kërkon kreun e KLSH përmes socialistit të vjetër, ish ministër i Financave dhe deputet aktual i PS. Refuzimit të zbetë të Ramës e Ruçit se duhet një kandidat jopolitik, Meta i përgjigjet me faktin se të gjithë krerët e këtij institucioni kanë qënë anëtarë forumesh e strukturash të larta partiake. Angjeli nis lobimin në mënyrë sekrete me deputetët e PS dhe PD

Vitore Tusha u propozua nga Ilir Meta për kryetare e KLSH si kundërpeshë ndaj Edi Ramës që propozoi për ministër të Brendshëm Sandër Lleshin.

Jo se Meta nuk e do Vitore Tushën në krye të këtij institucioni, pasi ajo është shoqe me Monikën, ka mbyllur shumë pisllëqe të Metës dhe bashkëshortes së tij që mund të kushtonin vite burg dhe njëherësh familjarisht dhe përmes financimit, ka mbështetur LSI-në.

Do të ishte i lumtur Meta që Tusha të ishte kryetare e KLSH, por e di se nuk plotëson asnjë prej kritereve ligjore për të qënë në krye të një institucioni të tillë.

Nëse Rama do ta pranonte, ish kreu i LSI realizonte dy qëllime me Tushën, vendoste në krye të KLSH një njeri të tij që do t’i mbronte krahët, por dhe do shkatërronte KED dhe për pasojë dhe vononte ngritjen e Kushtetueses, SPAK dhe Byronë Kombëtare të Hetimit.

Teksa është dekretuar Ministri i Brendshëm Sandër Lleshi dhe Meta ka marrë si kompensim implementimin e projektit të tij të para dy viteve për ndërtimin e mega-portit shumëfunksional në Karpen të Kavajës, lajm i botuar ditë më parë nga “PAMFLETI”, duket se Presidenti nuk do ta ‘shtrëngojë’ shumë Ramën për Tushën në krye të KLSH.

Madje nuk do të kërkojë që në krye të këtij institucioni të jetë njeriu tjetër besnik i tij, ish kreu i SHISH Bahri Shaqiri, që aktualisht është këshilltar në Presidencë.

Meta do të tentojë që të vendosë në krye të KLSH një socialist të vjetër, deputetin dhe ish ministrin e Financave shqiptare, Anastas Angjeli, duke e paraqitur dhe si një kandidaturë të “përbashkët” me shpresën e marrjes dhe të votës së socialistëve.

Mësohet se Presidenti, duke vënë në veprim skenarin “B” e ka diskutuar kandidaturën e Angjelit në takimin me Ramën por dhe me Gramoz Ruçin, kreun e Kuvendit, gjatë bisedës në Presidencë.

Nuk ka marrë ndonjë konfermë për mbështetjen e kësaj kandidature, por mësohet se është thënë nga Rama dhe Ruçi si shkarazi se duhet një kandidaturë jopolitike.

Një kundërshtim i zbehtë ky nga ana e Ramës dhe Ruçit që ka marrë përgjigjen e shpejtë të Metës se, të gjithë krerët e KLSH kanë qënë ish deputetë dhe anëtarë në strukturat partiake.

Nga ana tjetër mësohet se Angjeli ka nisur në mënyrë sekrete takimet dhe lobimet me deputetë të PS dhe të PD për të pasur të garantuara votat, në rastin e mundshëm të hedhjes së kandidaturës së tij si propozim nga Meta për kryetar i KLSH.

Me sa duket tingujt e “bananes” dhe “aroma” e karburantit kanë nisur të dëgjohen dhe shijohen në mënyra të ndryshme nga deputetët e pse jo dhe nga krerët e poplitikës shqiptare, për të zënë vend dhe në krye të KLSH. Eshtë çështje kohe ndoshta./Pamfleti

Loading...

Loading...
WhatsApp Denonco tek Pamfleti