Aktualitet12 Prill 2018, 20:34

Presidenti Thaçi pret në zyrë ministrin Kotzias: Greqia ta ruajë qëndrimin konstruktiv

Shkruar nga Pamfleti
Presidenti Thaçi pret në zyrë ministrin Kotzias: Greqia ta

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur Ministrinë e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikolaos Kotzias.

 

 

“Jemi mirënjohës për përkrahjen e Greqisë për anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe kërkojmë që kjo përkrahje të vazhdojë edhe për anëtarësimin tonë në INTERPOL, UNESCO, NATO, Bashkim Evropian dhe në Organizatën e Kombeve të Bashkuara”, ka thënë presidenti, duke shtuar se “është shumë me rëndësi që Greqia ta ruaj qëndrimin konstruktiv”.

Në anën tjetër, kryediplomati grek ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve mes shteteve në Ballkanin Perëndimor, por edhe në vetë Bashkimin Evropian, është shumë i rëndësishëm për të gjitha shtetet.

“Greqia e mbështet planin e integrimit evropian në të gjitha nivelet”, ka thënë Kotzias, thuhet në një komunikatë për media nga zyra e Presidentit.

Presidenti Thaçi dhe ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikolaos Kotzias, kanë diskutuar edhe për thellimin e bashkëpunimit ekonomik.

Aktualitet Hashim Thaçi Kotzias Njohje e Kosoves Presidenca Takim zyrtar