Sport 8 Prill 2018, 11:59

Shpëtim Duro flet në prag të duelit me Skënderbeun: Presioni është mbi Flamurtarin

Shkruar nga Pamfleti
Shpëtim Duro flet në prag të duelit me Skënderbeun: Presioni

Shpëtim Duro flet në prag të duelit me Skënderbeun: Presioni është mbi Flamurtarin

Ndeshja Flamurtari Skënderbeu do të përmbyllë javën e 28-të të saj. Kjo është një sfidë e rëndësishme për të dy klubet, sepse synohen objektivat madhorë. Skënderbeu dëshiron të lerë pas disfatat e ditëve të fudnit në kampionat e kupë, ku është tronditur pas vendimit të UEFA-s për penalizim 10-vjecar në Europë, ndërsa Flamurtarit i duhen pikë për të mos rrëshqitur në vendet e fundit dhe të futet në zonën e mbijetesës. Madje vlonjatët duan pikë sa më shumë që të konkurrojnë për një vend në Europa League. Trajneri Shpëtim Duro foli për gazetarët sot, duke thënë në prag të këtij dueli se presioni nuk është në krahun e korcarëve, por të Flamurtarit të tij. “Ndeshja e kampionatit nuk ka lidhje me atë të Kupës së Shqipërisë në Korçë, ku ne fituam. Do të thosha se më mirë kemi luajtur me Kukësin në fushën tonë, edhe pse humbëm, se ndaj Skënderbeut”, u shpreh Duro.

Në të vërtetë, pas Skënderbeut ekipi vlonjat udhëton drejt Lushnjës dhe më pas pret Teutën. Një kalendar favorizues, që mund ta katapultojë sërish ekipin e Duros në vendet më të larta. “Fitorja do të ishte shumë e rëndësishme, sepse më pas kemi një kalendar më të favorshëm, që duhet ta shfrytëzojmë. Kundërshtari është më i qetë, pasi thuajse e ka siguruar titullin kampion. Presioni është mbi ne, ngaqë na duhet rezultati. Kam besim se do të bëjmë një ndeshje të mirë dhe do të dalim në fushë vetëm për fitoren”, vijoi tekniku Duro. /Pamfleti Sport

 

 

Sport