Showbiz16 Tetor 2019, 10:11

Prezantohet në Vatikan ruzari dixhital për t’u lutur për paqen në botë

Shkruar nga Pamfleti
Prezantohet në Vatikan ruzari dixhital për t’u lutur për

Një propozim shpirtëror, praktik për të gjithë. Në zemër të meshave, Rrjeti Botëror I Lutjeve të Papës nxjerr ‘Click To Pray eRosary’, një ruzar inteligjet që ndihmon të lutesh për paqn në botë. Një instrument I ri elektronik, i lidhur me një aplikacion, që reciton lutjen tradicionale me mënyra inovative dhe të përshtatshme për të rinjtë.

Si funksionon –  Fizikisht ‘eRosary’ është krijuar nga 10 rruaya, realiyuar me hematite dhe agata e zezë dhe nga një kryq inteligjent që memorizon të gjitha të dhënat teknologjike të lidhura me aplikacionin. Me t’u aktivizuar, përdoruesi ka mundësinë të zgjedhë me ruzar standart (tradicional) , ruzar të regjistruar apo ruzar tematik që përditësohet çdo vit. Kur përdoruesi nis të lutet, ruzari inteligjent tregon progresionin ndërkohë që avancon drejt mistereve të ndryshme dhe shënon çdo lutje.

Ruzari inteligjent i përket të njëjtës familje të ‘Click To Pray’, aplikacioni zyrtar i Rrjetit Botëror të Lutjes së Papës (në të cilin Papa ka profilin e tij personal) që lidh mijëra njerëz në të gjithë botën për t’u lutur çdo ditë.

‘Click To Pray eRosary’ mund të përdoret si byrzylyk dhe aktivizohet duke bërë shenjën e kryqit. Është e sinkronizuar me një aplikacion falas me të njëjtin emër, që lejon aksesin në një audio guidë, imazhe ekskluzive dhe përmbajtje të personalizuara në lutjen e ruzarit.

Lifestyle Prezantohet në Vatikan ruzari dixhital për t’u lutur për paqen në botë