Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj foli për përpjekjet e Shqipërisë, e cila ka lobuar fuqishëm për një “PO” tek vendet anëtare të Bashkimit Evropian për hapjen e negociatave.
Pas intervistës së Ramës nga Brukseli ku u kap fortë pas deklaratave të Macron duke hequr përgjegjësinë e mosçeljes së negociatave nga qeveria e tij. Në të njëjtën logjikë ka folur edhe Cakaj i cili siç ka marrë dhe nofkën “princi i vogël” nuk bën asgjë pa ia thënë Babloku.
“Ky është një proces që nuk varet më nga ana e Shqipërisë, nuk është më faj i qeverisë, por është i varur mbi debatet e brendshme ne Bashkimit Europian.Sipas Macron pa një reformim të brendshëm të Be nuk ka negocim për shtimin e vendeve që vijnë nga jashtë. Nuk është ende një përgjigje pozitive. Unë jam realist për situatën dhe nuk jam këtu të kultivojë pritej të larta . Kancelaria nuk ka hequr dorë për të bindur Francën . Ekziston mundësi për një po të kushtetuar. Ne duhet të jemi realistë, sepse procesi nuk i takon Shqipërisë dhe AS Ballkanit Perëndimor.” – tha Cakaj.
Megjithatë kjo bie ndesh me logjikën e retorikës së mazhorancës e Ramës vetë. Kur vjen fjala te merita e çeljes së negociatave Cakaj shprehet se merita më e madhe është e qeverisë. “Nëse negociatat hapen, meritën më të madhe e ka qeveria!” – tha Cakaj. Kjo mungesë koherence është e kuptueshme për moshën që ka, por jo për postin që mban.
Megjithatë, përtej të gjitha këtyre shëmtive politike shqiptarët presin në ankth një vendim pozitiv në datën 18 tetor. /Pamfleti