Kosova17 Shkurt 2024, 08:03

16 vjetori i Pavarësisë, zbardhet axhenda e plotë e festimeve në Kosovë; Kuvendi seancë solemne

Shkruar nga Pamfleti

16 vjetori i Pavarësisë, zbardhet axhenda e plotë e festimeve

Kosova feston sot 16-vjetorin e pavarësisë. Ky përvjetor do të përcillet me shumë aktivitete. Krerët e shtetit do të bëjnë ngritjen e flamurit, do bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe në Kompleksin “Adem Jashari” në Prekaz.

Ndërkohë, Kuvendi do të mblidhet në seancë solemne në orën 12:00.

Programi i plotë i festimeve:

08:00 Mbledhje Festive e Qeverisë së Republikës së Kosovës

08:20 Ngritja e Flamurit të Republikës së Kosovës

08:30 Nderime te Monumenti i të Pagjeturve

08:45 Homazhe te varri i ish-Presidentit Dr. Ibrahim Rugova

08:50 Homazhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi

09:50 Homazhe në Kompleksin Memorial "Adem Jashari" në Prekaz

11:00 Nderime te Monumenti "Heroinat";

11:15 Nderime te Monumenti i Policëve të rënë në detyrë

11:25 Nderime te pllaka e fëmijëve të vrarë gjatë luftës, Oborri i Kuvendit

12:00 Seanca Solemne e Kuvendit të Republikës së Kosovës

17:00 Pritje shtetërore nga Presidentja, Kryeparlamentari dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës

18:00 Koncerti i Pavarësisë, sheshi i Prishtinës

20:15 Koncert solem i Filharmonisë së Kosovës, Prishtinë

"Pritiet zyrtare në përfaqësitë diplomatike dhe konsullore të Republikës së Kosovës