Kosova18 Qershor 2023, 14:06

Aksidenti i rëndë në Lepenc, Sveçla: Forcat e kërkim-shpëtimit janë në vendngjarje

Shkruar nga Pamfleti

Aksidenti i rëndë në Lepenc, Sveçla: Forcat e

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka reaguar në lidhje me aksidentin e rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme ku një familje nga Kosova ra në lumin Lepenc.

Ai tha se në vendngjarje ndodhen 30 pjesëtarë të Policisë së Kosovës të cilët po bëjnë maksimumin për gjetjen dhe nxjerrjen e trupave nga lumi.

“Pas koordinimit me autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, mbrëmë kanë arritur njësitet e para profesionale të Policisë së Kosovës dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës të cilët kanë filluar planifikimin dhe kërkimin në rrjedhën e rrëmbyeshme të Lepencit. Aktualisht ndodhen 30 pjesëtarë të Policisë së Kosovës, Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe vullnetarë profesionistë të kërkim shpëtimit, të cilët në koordinim dhe bashkëveprim me ekipet profesionale të Maqedonisë së Veriut janë duke e bërë maksimumin e tyre në lokalizimin dhe nxjerrjen e personave nga lumi”, shkruan Sveçla në Facebook.

Ministri është shprehur gjithashtu se institucionet e Republikës së Kosovës në këto momente të vështira qëndrojnë pranë familjarëve të të prekurve nga ky aksident dhe përkundër të gjitha sfidave, kanë ngritur të gjitha kapacitetet që të kemi rezultate sa më të shpejta.