Kosova18 Qershor 2023, 16:19

Albin Kurti, lideri 'intransigjent' i Kosovës!

Shkruar nga Pamfleti

Albin Kurti, lideri 'intransigjent' i Kosovës!

Një nacionalist i zjarrtë si Albin Kurti refuzon krijimin e një Asociacioni të komunave serbe në veri të vendit, masë e cila është në qendër të marrëveshjes së negociuar me Serbinë, nën kujdesin e Bashkimit Evropian. Në sytë e liderit kosovar, kjo masë do të hapte rrugën drejt një autonomie të rrezikshme për vendin e tij, si Republika Srpska, në Bosnje-Hercegovinë....

Tensionet mes Serbisë dhe Kosovës u ringjallën sërish pas arrestimit këtë javë nga Serbia të tre policëve kosovarë. Por në zanafillë të këtij tensioni të ri mes Beogradit dhe Prishtinës, është vendimi i kryeministrit kosovar, Albin Kurti, për të hipur në fron katër kryetarë komunash shqiptarë në qytetet me shumicë serbe. Një vendim shumë i kritikuar nga Serbia, por edhe nga partnerët perëndimorë të Kosovës. Ish-lideri studentor i cili u bë kryeministër në vitin 2021, Albin Kurti tani është nën presionin e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara, të cilat e akuzojnë atë për nxitje të tensioneve me Beogradin.

Kjo është e padëgjuar që nga pavarësia e Kosovës në vitin 2008: vendet perëndimore nuk e fshehin më indinjatën e tyre me kryeministrin e saj, Albin Kurti. Deri në atë pikë sa tani Uashingtoni dhe Brukseli po tundin fletën e kërcënimit me sanksione. Një perspektivë e rrezikshme për Kosovën, e cila nuk mund të çlirohet nga mbështetja perëndimore.

“Duhet të kujtojmë se pavarësia e Kosovës u arrit edhe falë vendeve perëndimore. Gjithmonë duhet mbajtur mend se aleatët historikë të Kosovës janë mbi të gjitha Shtetet e Bashkuara dhe se kjo mbështetje nuk duhet të merret si e mirëqenë. Gjithmonë ekziston rreziku që Kosova ta humbasë atë”, thekson Teuta Vodo, ish-zëvendës ministre e drejtësisë e Shqipërisë dhe pedagoge në Sciences-Po Paris.

Një lojë e rrezikshme për Kosovën dhe kryeministrin e saj. 48-vjeçari Albin Kurti është lideri i parë i vendit të tij që nuk vjen nga radhët e UÇK-së, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo nuk e pengon atë të jetë një nacionalist i zjarrtë. Albin  Kurti ishte një lider studentor, ai udhëhoqi lëvizjen protestuese kundër regjimit të Millosheviçit dhe i njihte burgjet jugosllave. Dhe më pas, ai doli të ishte mjaft kritik ndaj administratës ndërkombëtare. Ai është një lider shumë i përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe reformave administrative dhe që nuk bën pjesë në qarqet e veteranëve tradicionalë.

Rivendosja e sovranitetit të plotë mbi veriun e Kosovës

Një nacionalist i zjarrtë si Albin Kurti refuzon krijimin e një Asociacioni të komunave serbe në veri të vendit, masë e cila është në qendër të marrëveshjes së negociuar me Serbinë, nën kujdesin e Bashkimit Evropian. Në sytë e liderit kosovar, kjo masë do të hapte rrugën drejt një autonomie të rrezikshme për vendin e tij, si Republika Srpska, në Bosnje-Hercegovinë.

Rreziku, sipas Albin Kurtit, është të shohim të formohet një Bosnjë e dytë, me një territor ku autoritetet qendrore të Prishtinës nuk do të ishin në gjendje të ushtrojnë pushtetin e tyre. Ai përsëriti se dëshiron të jetë kryeministër i gjithë Kosovës dhe i të gjithë qytetarëve kosovarë, përfshirë këtu edhe minoritetet. Prandaj ai i konsideron propozimet perëndimore si të rrezikshme”, thekson Teuta Vodo.

Qëllimi i Albin Kurtit është rivendosja e sovranitetit të plotë mbi veriun e vendit dhe lufta kundër kontrabandës dhe krimit të organizuar, të cilin ai e akuzon Serbinë. I kritikuar nga vendet perëndimore për mospajtueshmërinë e tij, lideri kosovar thotë nga ana e tij se është Beogradi ai që po nxit tensionet në rajon. Florent Marciaq: Loja e dyfishtë e Serbisë në kontekstin e luftës në Ukrainë.

Në një farë mënyre, Albin Kurti i vendos perëndimorët përballë murit. Duke i pyetur ata nëse preferojnë një Kosovë që mbështet NATO-n, BE-në dhe Ukrainën kundër Rusisë, apo një regjim serb që lëviz në mënyrë autokratike dhe më pasive e mbështet Rusinë”, shprehet Florent Marciaç, bashkëdrejtor i Observatorit të Ballkanit brenda Fondacionit Jean-Jaurès.

Kundër Serbisë, Albin Kurti po vë bast për një strategji tensioni dhe një fakt të kryer. Me kusht që të mos shkojë deri në ndarjen me partnerët evropianë dhe amerikanë. Sanksionet nga Brukseli apo Uashingtoni do të shkaktonin një krizë të madhe politike në Prishtinë ku disa parti opozitare tashmë po ngrenë kërcënimin e një mocioni mosbesimi./RFI

kurti kosovë