Kosova20 Shkurt 2024, 09:41

Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Europës, ministri i Jashtëm serb: E papranueshme!

Shkruar nga Pamfleti

Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Europës,

Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç, gjatë një takimi me shefin e ri të zyrës së Këshillit të Europës në Beograd, theksoi se është kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës.

Ai theksoi edhe njëherë qëndrimin kundër të Serbisë dhe e cilësoi si të papranueshme këtë kërkesë.

“Qëndrimi ynë është se kërkesa e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Europës është e papranueshme. Shpreh mirënjohje për vendet që kuptojnë qëndrimin e Serbisë”, thuhet në një deklaratë zyrtare të Ministrisë së Jashtme serbe.

Ai u shpreh gjithashtu se Serbia është e përkushtuar dhe këmbëngulëse në zbatimin e vlerave të kësaj organizate.