Kosova17 Prill 2024, 17:50

Bllokimi i kosovarëve në kufi, Osmani: Përgjegjës është Vuçiç, ndërkombëtarët të reagojnë

Shkruar nga Pamfleti

Bllokimi i kosovarëve në kufi, Osmani: Përgjegjës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas bllokimit të 300 qytetarëve kosovarë nga Serbia në kufi me Kroacinë.

Ajo u shpreh se Serbia po hakmerret pas votimit të djeshëm në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës.

Sipas Osmanit, personi përgjegjës për këtë është presidenti serb, Aleksandër Vuçiç. Presidentja e Kosovës i bën thirrje partnerëve të veprojnë shpejt.

“Serbia po hakmerret ndaj qytetarëve të Kosovës, një ditë pas votimit të Këshillit të Evropës në APKE, duke mbajtur shumë pengje në pikat kufitare, duke i frikësuar, konfiskuar dokumente dhe duke i privuar nga ushqimi. Një njeri është përgjegjës për këtë: Vuçiç. Ashtu siç bëra gjatë gjithë ditës, u bëj thirrje partnerëve tanë për veprim të shpejtë”, shkruan Osmani në rrjetet sociale.