Kosova17 Nëntor 2023, 14:32

Deputeti zbulon mesazhin: Radoiçiç ka kërcënuar me vrasjen e politikanëve, nëse i preken pronat në veri

Shkruar nga Pamfleti
Deputeti zbulon mesazhin: Radoiçiç ka kërcënuar me
Milan Radojiçiç

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti tha se Milan Radojiçiç i cili ka udhëhequr grupin terrorist në sulmet e 24 shtator në Banjskë të Zveçanit, përmes një sms që ka siguruar Policia e Kosovës ka kërcënuar me vrasjen e udhëheqësve politikë, nëse atij i preket banesa dhe restoranti që posedon në veri të vendit.

Sipas Haliti, Memli Krasniqi dhe Lumir Abdixhiku nuk do të duhej të kërkonin mbrojtje të afërt.

“Milan Radojiçiq ka kërcënuar nga Rashka. Kërcënimi i është dërguar me sms Policisë së Kosovës në të thuhet se : “në qoftë se ju ma prekni restorantin dhe banesën time në veri unë do t’iu vras sepse kam njerëz. Do t’i vras udhëheqësit e partive dhe do të vras njerëz atje nëpër Kosovë.’’, këta janë frikësuar shumë dhe kanë vendos roje tek drejtuesit politikë (Memli Krasniqin dhe Lumir Abdixhikun).

Ndoshta do të duhej ta refuzonin të dytë mbrojtjen e Policisë sepse ata janë të sigurt në Kosovë. Dhe Radojiçiçi le të vjen në qftëse ka guxim dhe le ta vret kënd të dojë”, ka thënë Haliti për RTV21.

Por kush është Milan Radojiçiç ose i cilësuar ndryshe si “Bosi i Veriut”?

Milan Radojicic është i afërt i Zvonko Veselinovic, të njohur si ‘baba i urës së Ibrit’. Për Veselinovic’in është raportuar shumë, madje është thënë se ndikimi i tij politik në veri por edhe në Serbi është aq i madh, sa ai kishte vendosur për heqjen ose jo të barrikadës mbi urën e Ibrit.

Me ikjen dhe angazhimin e tij në Beograd, Zvonko i la pushtetin në veri Milan Radojicic’it, që nga disa serbë po quhet si ‘Zoti i veriut’, krejt kjo pasi në tri komunat me shumicë serbe në veri nuk mund të merret asnjë vendim pa e mbështetur bosi i dyshuar i mafisë serbe.

Për Radojicic’in u tha shumë, por vlen të sqarohet se pushteti i tij shtrihet në veri me kontrollin që ushtron ai mbi Listën Serbe. Milan Radojicic dhe disa të afërm të tij, janë parë në fushatën e LS në Leposavic, e për të cilin takim ka raportuar Metro.

milan radojiçiç veriu i kosovës