Kosova18 Shtator 2023, 11:27

Dështimi i takimit në Bruksel, Kurti akuza BE: Borrell dhe Lajçak skenar të koordinuar me Vuçiç kundër Kosovës!

Shkruar nga Pamfleti
Dështimi i takimit në Bruksel, Kurti akuza BE: Borrell dhe
Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti ka akuzuar përfaqësuesit për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe Josep Borrell se kanë mbajtur anën e Serbisë në procesin e dialogut.

Kurti thotë se Serbia prej kohësh nuk ka sjellë asnjë propozim të ri për dialogun dhe Lajçak do duhet të japë llogari. Kurti ka thënë se në takimin trilateral, u ekspozua përball një skenari që Lajçaku e kishte dizajnuar kohë më parë.

Ai ka thënë se pasi propozoi një plan të punuar nga Kosova, presidenti i Serbisë dhe Miroslav Lajçak reaguan me të njëjtin mendim dhe me të njëjtën shpërfillje të koordinuar. Të dy sipas tij thanë, që ky plan është shumë jorealist.

14 Shtatori pati një pozicion të ndërmjetësit kundër Kosovës dhe kundër marrëveshjes bazike në veçanti. Ata kanë shkuar larg me të ardhmen e Kosovës. Në situatën që jemi nuk mund të shtrembërohen në gjykimin tim. Ose do të zbatohet marrëveshja bazike në tërësi ose nuk mund të zbatojmë vetëm ato që do Serbia, kjo logjikë ka vdekur”-tha Kurti.

Kryeministri i Kosovës theksoi se në Bruksel, në takimin me Vuçiç, me praninë e ndërmjetësve të BE-së, u gjend përballë një skenari.

“Në takimin trilateral, u ekspozova përballë një sklenari të cilin z. Lajçak dukej se e kishte dizejnuar kohë më parë. Presidenti i Serbisë dhe Miroslav Lajçak reaguan me të njëjtin mendim dhe me të njëjtën shpërfillje të koordinuar. Të dy thanë që ky plan është shumë jorealist. Në takimin e parë, m’u kërkua që të kalojmë menjëherë në një proces negocimi të statutit të përcaktuar në nenin 7 të marrëveshjes bazike në lidhje me nenin 10. Ua bëra të qartë që një hap të tillë nuk mund ta ndërmerrnin pa u dakordësuar në mënyrë të plotë për planin e zbatimit të sekuencuar”-shtoi më tej kryeministri i Kosovës.

Kurti etiketoi direkt Lajçakun se është rreshtuar në krahun e Serbisë.

Emisari evropian Lajçak natyrisht se nuk me jep llogari mua si Kryeministër. Ai u jep llogari Komisionit Evropian, Këshillit Evropian dhe Parlamentit Evropian. Ajo se çka kam thënë në veçanti kohët e fundit, është mëse e mjaftueshme për këtë llogaridhënie”- tha Kurti.

Rundi i fundit i dialogut në Bruksel, më 14 shtator, ndërmjet presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, përfundoi pa përparim në normalizimin e marrëdhënieve. Ky ishte takimi i parë mes Vuçiqit dhe Kurtit pas shpërthimit të dhunës në veri të Kosovës në fund të majit.

albin kurti dështimi i takimit në bruksel be vucic