Kosova25 Nëntor 2023, 15:36

Drafti i Asociacionit, Kurti: Unë jam i gatshëm të firmos, Vuçiç nuk pranon

Shkruar nga Pamfleti

Drafti i Asociacionit, Kurti: Unë jam i gatshëm të firmos,

Klasa politike e Kosovës vijon të dominohet nga debati për draft statutin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Gjatë një komunikimi me gazetarët në Prishtinë, duke iu përgjigjur opozitës, kreu i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti tha se draftin nuk duhet ta publikojë ai, por Bashkimi Europian dhe ndërmjetësi, Joseph Borrell.

Në një takim në Bruksel me liderët evropianë, Kurti shprehu gadishmërinë për të nënshkruar, i cili shtoi se Aleksandër Vuçiç është ai që nuk pranon të firmosë.

Kryeministri Albin Kurti është kritikuar nga opozita për mungesë transparence, të cilët e quajnë dokumentin të rrezikshëm dhe që parasheh autonomi për serbët e veriut.

Kosovës dhe Serbisë iu propozua drafti nga BE e SHBA më 21 tetor.

kurti vucic asociacion