Kosova 7 Shtator 2023, 19:16

“Duhet të pranoni realitetin”/ Ish-ambasadori i SHBA-së në Prishtinë fton Spanjën dhe Greqinë të njohin pavarësinë e Kosovës

Shkruar nga Pamfleti

“Duhet të pranoni realitetin”/ Ish-ambasadori i SHBA-së

Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, u ka bërë thirrje pesë vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, duke nisur nga Spanja, Qipro, Rumania, Sllovakia e Greqia që ta njohin pavarësinë e Kosovës.

Me anë të një postimi në Twitter, Delawie ka shkruar se kjo është mënyra për kontribuuar për paqen e qëndrueshme në Ballkan.

“Është padyshim koha që Spanja, Qiproja, Rumania, Sllovakia dhe Greqia ta njohin realitetin e pavarësisë së Kosovës dhe të kontribuojnë për paqen e qëndrueshme në Ballkan”, ka shkruar Delawie.

ish ambasadori shba prishtinë