Kosova20 Qershor 2024, 12:45

Dyshohet për mjet shpërthyes në Prishtinë, bllokohet rruga për Gërmi

Shkruar nga Pamfleti

Dyshohet për mjet shpërthyes në Prishtinë, bllokohet rruga

Policia e Kosovës ka bllokuar rrugën “Shpëtim Robaj” në Prishtinë, për shkak të një informacioni se në këtë rrugë ka një mjet të dyshuar shpërthyes.

Zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti tha se ka nisur ndërmarrja e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën.

Sot rreth orës 10:30 është pranuar informata për një mjet të dyshuar shpërthyes në rrugën “Shpëtim Robaj” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, ka thënë ajo.

Rruga “Shpëtim Robja” njw nga rrugët kryesore që të qon për në Parkun Gërmia vazhdon të jetë ende e bllokuar./Pamfleti