Kosova25 Nëntor 2023, 22:18

E rëndë në Kosovë, foshnja e porsalindur gjendet e pajetë në park

Shkruar nga Pamfleti

E rëndë në Kosovë, foshnja e porsalindur gjendet e

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë ku një foshnjë e porsalindur është gjetur pa shenja jete në afërsi të Parkut të Qytetit të Prizrenit, rast të cilin policia po e heton si “Vrasje e foshnjës së porsalindur”.

Sipas policisë, foshnja është pikasur nga një kalimtar. Rasti cilësohet si “vrasje e foshnjës së porsalindur” dhe po punohet për zbardhjen e plotë të të ngjarjes.

“Policia në Prizren ka marrë një informatë, nga një dëshmitar, se në afërsi të Parkut të qytetit, gjendet një trup i pajetë. Bëhet fjalë për një foshnjë. Reagimi policor ka qenë i menjëhershëm, njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Është njoftuar Prokurori i Shtetit dhe me urdhër të tij trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Po ashtu në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ekipi i Emergjencës ku mjeku ka konstatuar vdekjen e foshnjës.

Me këtë rast po merren hetimet rajonale dhe po trajtohet si ‘Vrasje e foshnjës së porsalindur’, në konsultim me Prokurorin e Shtetit kështu do të fillojnë hetimet dhe po trajtohet si rast i kësaj natyre”, njoftoi policia.

foshnje e pajete prizren kosove