Kosova23 Shkurt 2024, 16:12

Çështja e dinarit “përplas” Presidencën me Kryeministrinë, Osmani thirrje Kurtit: S’duhet të prishim marrëdhëniet me aleatët!

Shkruar nga Pamfleti

Çështja e dinarit “përplas” Presidencën me

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka bërë sërish thirrje kreut të qeverisë, Albin Kurti që të bëjë hapa pas në lidhje me çështjen e dinart serb.

Ajo nuk komentoi ftesën e të dërguarit të BE-së, Miroslav Lajçak, për Kosovën dhe Serbinë për të diskutuar çështjen e dinarit, por shtoi se kjo është çështje e cila mund të zgjidhej në Kosovë dhe nuk do të duhej të shkaktonte kurrë mospajtime mes Kosovës dhe aleatëve të saj.

Rreth ftesës në Bruksel besoj që mund ta pyesni vet zëvendëskryeministrin, i cili është vet kryenegociator se për çka është ftesa. Unë mendoj që këto çështje mund të zgjidhen në Kosovë kur ka vullnet dhe janë çështje të cilat siç e thash, nuk është dashur kurrë të shkaktojnë mospajtime. Siç e kam thënë edhe me herët, ndonjëherë është edhe mungesa komunikimit që shkakton ato, por jam e bindur që do të zgjidhen”, u shpreh ajo, në një deklarim për media pas hapjes së konferencës rajonale. Jam e bindur që nëse ka vullnet i cili zgjatë disa orë mund të ulen të gjitha institucionet relevante ta zbatojnë në praktikë këtë rregullore të BQK-së dhe të dalin me hapa konkret duke bazuar në ligjet që ekzistojnë në Republikën e Kosovës dhe ta marrim edhe përkrahjen e aleatëve tanë se siç e dini kjo çështje nëse nuk zgjidhet me kohë mund të krijohen edhe probleme te mëtejmë”, tha ajo, raporton 'Koha'.

Osmani ka deklaruar se përballë agresionit të Serbisë, Kosovës i nevojiten partnerët ndërkombëtarë. Sipas saj kushtetuta dhe aleatët janë çështje që nuk mund ta përjashtojë njëra-tjetrën.

Osmani ka thënë se Kosova është shtet që natyrisht është demokraci e konsoliduar dhe e zhvilluar, por sipas saj, ende ka probleme të mëdha të sigurisë.

“Në kufi e kemi një shtet që çdo ditë synon agresionin ndaj Kosovës që çdo ditë synon edhe sot 25 vite pas luftës vrasjen e qytetarëve tanë siç e pamë me vrasjen e heroit tonë Afrim Bunjaku. Në këto sfida na duhet aleatet tanë, na duhet partnerët tanë jo vetëm për t’i falënderuar për atë që kanë bërë në të kaluarën por edhe si vizion për atë se çfarë na duhet në të ardhmen. Nëse dëshirojmë të kemi sukses në rrugën përpara, duhet ta bëjmë këtë më aleatet. Nuk mundet Kosova ta ketë as një sukses të qëndrueshëm pa bashkëpunimin dhe pa mbështetjen e aleateve, pra edhe kushtetuta edhe aleatet nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën”, ka deklaruar Osmani.

Ajo ka pasur kritika për mungesë të ekuilibrit në procesin e dialogut. Sipas saj nuk është e drejtë të vazhdohet me dialog kur njëra palë është e sanksionuar ndërsa tjetra jo.

Procesin e dialogut më së shumti e ka dëmtuar mungesa e ekuilibrit në këtë dialogut ku njëra palë, në këtë rast Kosova është nën masa tërësisht të padrejta, kurse Serbia përkundër aktit të agresionit nuk ka pësuar asnjë masë të vetme, kjo vetëm jo që e dëmton dialogun por të njëjtën kohë edhe inkurajon Serbinë që të vazhdojë me veprime destabilizuese në rajonin tonë por në suaza më të gjera në relacione më të gjera me miq tanë unë i inkurajoj të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës secilin që merret me politikë që të bëjë çmos që këto relacione në veçanti me SHBA, me Mbretërinë e Bashkuar e me shtetet e BE-së që gjithnjë na kanë qëndruar pranë t’i konsiderojmë jo vetëm të rëndësishme por si ekzistenciale për suksesin e shtetin tonë”, është shprehur Osmani. 

osmani