Kosova26 Shkurt 2024, 11:02

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, dëshmitari: Ushtria Çlirimtare më rrëmbeu dhe keqtrajtoi

Shkruar nga Pamfleti

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë,

Dëshmitari i mbrojtur i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), i 47-ti në radhë, ka dhënë dëshminë e tij ndaj ish krerëve të UÇK-së, të cilët akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Prokurorja e Zyrës së Prokurorit të Specializuar Sarah Clanton, në përmbledhjen për dëshmitarin e prezantoi atë si banor të Prizrenit që është ndaluar e keqtrajtuar prej anëtarëve të UÇK-së.

“Dëshmitari me numër 02749 ka qenë banor i Prizrenit. Në qershor 1999 është rrëmbyer dhe rrahur nga pjesëtarët e UÇK-së. Është dërguar në një ndërtesë të përdorur nga UÇK-ja ku është marrë në pyetje dhe është rrahur më pas. Gjatë ndalimit ai ka vënë re edhe personat e tjerë të ndaluar dhe është liruar nga një ushtar UÇK-së”, tha prokurorja Clanton.