Kosova12 Prill 2023, 08:00

Gjyqi në Hagë, Haradinaj: Nëse provat vijnë nga Serbia, është në favor për mbrojtjen

Shkruar nga Pamfleti

Gjyqi në Hagë, Haradinaj: Nëse provat vijnë nga Serbia,

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, vlerëson se Kosova nuk duhet të krijojë mosbesim me Gjykatën Speciale në Hagë, por të tregojë se është pro të vërtetës dhe drejtësisë.

Haradinaj tha se duhet përkrahje për gjykatën që drejtësia të dalë në dritë.

“Kosova duhet të mos e thellojë mosbesimin me gjykatën, strategjia ime do të ishte një tjetër që të krijohet një marrëdhënie e besueshme me gjykatën dhe që ta dëshmojmë tek gjykata se ne në Kosovë e dëshirojmë të vërtetën dhe drejtësinë. Pra, e mbrojmë prezumimin e pafajësisë për të akuzuarit pasi është e drejtë ligjore, por ne kemi respekt për viktimat dhe çdo shqetësim tjetër”, tha Haradinaj.

Haradinaj foli edhe për procesin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë, teksa tha se nëse provat vijnë nga Serbia është në favor të mbrojtjes ashtu si në rastin e tij.

“Besoj që Prokuroria e ka bërë maksimumin e vet për mbledhjen e provave, nëse është e vërtetë që shumë prova vijnë prej Serbisë atëherë ky është avantazh për palën mbrojtëse për shkak se gjykata e ka lirinë të vlerësojë se a janë prova të besueshme apo ka ndodh diçka me to ndër vite”, tha Haradinaj.

kosova serbia gjyqi ne hage