Kosova17 Prill 2023, 08:04

Gjyqi në Hagë, sot vazhdojnë dëshmitë kundër ish-krerëve të UÇK-së

Shkruar nga Pamfleti

Gjyqi në Hagë, sot vazhdojnë dëshmitë kundër

Zyra e Prokurorisë Speciale edhe sot e vazhdon procesin e paraqitjes së provave përkatësisht dëgjimin e dëshmitarëve në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve.

Gjatë tri seancave të kaluara, dëshmitarja që ishte grua është përgjigjur pyetjeve të Prokurorisë, e që po ashtu ka qenë seancë e mbyllur.

Lluka Mishetiç avokati mbrojtës i Hashim Thaçit, para se te hynte dëshmitarja në sallë kërkoi që ta dorëzoi një provë të re materiale, provë e cila nuk u kundërshtua nga Prokuroria dhe më pas u pranua nga trupi gjykues.

Ndryshe aktakuza e parë kundër katër të akuzuarve u konfirmua më 26 tetor 2020 dhe u bë publike më 5 nëntor 2020.

Më 22 korrik 2021, Gjykatësi i Procedurës Paraprake, përmes dy vendimeve, miratoi pjesërisht mocionet e Mbrojtjes dhe urdhëroi Prokurorinë që të korrigjojë dhe ndryshojë aktakuzën, mes tjerash, duke përjashtuar përgjegjësinë e ndërmarrjes së përbashkët kriminale III për krime me synim konkret (tri apele kundër këtij vendimi, të dorëzuara nga Thaçi, Selimi dhe Krasniqi, u hodhën poshtë nga Gjykata e Apelit më 22 gusht 2022).

Prokuroria e dorëzoi aktakuzën e ndryshuar më 3 shtator 2021. Më 23 dhjetor 2022, Gjykatësi i Procedurës Paraprake miratoi kërkesën e Prokuroriusë për ndryshim të aktakuzës me qëllim që të përfshijë një numër akuzash të reja, konkretisht qendra ndalimi të tjera në komunën e Suharekës, incidente të reja të përndjekjes dhe vrasjes së paligjshme në Gjilan, si dhe incidente të reja të pjesëmarrjes personale të të akuzuarit në krimet për të cilat akuzohet.

Sipas aktakuzës këto krime janë kryer në territore të ndryshme të Kosovës dhe Shqipërisë, si në Likoc, Jabllanicë, Llapushnik, Drenoc, Malishevë, Bajgorë, Majac, Zllash, Kleçkë, Kukës dhe Rahovec. Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

gjyqi në hagë ish-krerët e uÇk