Kosova25 Tetor 2023, 10:40

Hetimet për sulmin në Banjskë, policia kryen sërish kontrolle në veri të Mitrovicës

Shkruar nga Pamfleti

Hetimet për sulmin në Banjskë, policia kryen sërish

Policia e Kosovës ka kryer bastisje mëngjesin e së mërkurës në disa lokacione në veri të Mitrovicës. Kontrollet lidhen me hetimet që po vazhdojnë për sulmin terrorist në Banjskë.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani, është shprehur për mediat në Kosovë se deri më tani nuk ka ndonjë të arrestuar nga aksioni i sotëm policor në veri të vendit.

Nga sulmi i 24 Shtatorit mbeti i vrarë një polic ndërsa u plagosën dy të tjerë.

Nga shkëmbimi i zjarrit me policinë, u vranë tre terroristë serbë ndërsa disa u kapën dhe ndodhen në paraburgim.

sulmi në banjskë