Kosova18 Qershor 2023, 14:46

I akuzoi se kishin dhënë urdhrin për ta dhunuar, Lista Serbe padit për shpifje gazetarin e Kosovës

Shkruar nga Pamfleti

I akuzoi se kishin dhënë urdhrin për ta dhunuar, Lista Serbe

Dy pjesëtarë të Listës Serbe kanë paralajmëruar se do të ngrenë padi për shpifje ndaj gazetarit Pleurat Salihu i cili u dhunua dy ditë më parë nga persona të maskuar.

Gazetari tha se Sllavko Simiç ishte ai që urdhëroi sulmin ndaj tij. Ndërsa ky i fundit, së bashku me Zoran Todiç një tjetër anëtar të Listës Serbe në Leposaviç kanë lajmëruar se do të padisin Salihin për shpifje.

Mes të tjerash, ata u shprehën se e dënonin dhunën e ushtruar ndaj tij dhe mediave.

Përfaqësuesit e komunës së Leposaviqit në emër të Listës Serbe dënojnë qartë dhe pa mëdyshje çdo sulm ndaj gazetarëve dhe theksuan se një trajtim i tillë është i papranueshëm dhe se ata gjithmonë dhe në çdo rast janë udhëhequr ekskluzivisht nga parimet e tilla”, shkruan Lista Serbe në faceboook.

lista serbe