Kosova13 Prill 2024, 14:59

Krimi që tronditi Kosovën, lihet në burg 36-vjeçari që vrau gruan dhe plagosi vëllain e saj

Shkruar nga Pamfleti

Krimi që tronditi Kosovën, lihet në burg 36-vjeçari

Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masën e paraburgimit prej 1 muaji për Valon Aliun, pasi vrau ish-bashkëshorten dhe plagosi vëllain e saj.

Sipas Prokurorisë, Valon Aliu shkoi dje rreth orës 14:40 te Qendra për Punë Sociale ku ndodhej 21-vjeçarja Erona Coku dhe vrau ish-partneren e tij, nënë e një fëmije.

Hetimet e policisë tregojnë se 36-vjeçari e qëlloi me armë disa herë në kokë, ndërsa vëllanë e saj të itur e qëlloi në krah.

Drejtoresha për Punë Sociale në Ferizaj, Adelina Rexhepi-Braha, tha se gjithçka ndodhi pasi ish-bashkëshorti e kishte kthyer djalin e tyre në Qendrën për Punë Sociale, ku ishte e strehuar tashmë viktima.

Ajo shtoi se autori i solli djalin të ndjerës në qendër rreth orës 13:00, aty çifti pati një debat, e për rrjedhojë ish-bashkëshorti nxorri armën dhe qëlloi 21-vjeçaren.

Sipas saj, vrasja ndodhi pasi disa mosmarrëveshjeve ndërmjet ish- çiftit bashkëshortor.