Kosova25 Shkurt 2024, 13:35

Kosova jep alarmin: Serbia gati të vendosë në zbatim planin e Putinit për destabilizim!

Shkruar nga Pamfleti
Kosova jep alarmin: Serbia gati të vendosë në zbatim planin e
Kurti-Vuçiç

Kunjofca u shpreh se Putin ka angazhuar edhe satelitët e vet në Europë për të nxitur përçarje e konflikte, ndërsa Serbia është një prej tyre.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka paralajmëruar se Serbia është e gatshme të zhvillojë planet e Putinit për destabilitet e luftë në rajon.

Nisur nga dy vjetori i luftës në Ukrainë, Kunjofca u shpreh se Putin ka angazhuar edhe satelitët e vet në Europë për të nxitur përçarje e konflikte, ndërsa Serbia është një prej tyre.

Sipas tij, Serbia është e gatshme për të zbatuar planet e Putinit në rajonin tonë dhe Europë.

“Në këto dy vite, Rusia e Vladimir Putinit ka bërë çmos për ta pushtuar përfundimisht Ukrainën, duke mos ia dalë, por ka angazhuar edhe satelitët e saj në Europë për të mbjellë destabilitet, pasiguri, shpërqendrim, luftë dhe përçarje. Me një Serbi të gatshme për të realizuar planet e Putinit në rajonin tonë dhe Europë, mbështetja dhe angazhimi ynë për fitoren e Ukrainës bëhet edhe më kuptimplotë.

Republika e Kosovës është krenare që angazhohet fuqishëm, pa mëdyshje dhe ambiguitet, në anën e drejtë të historisë, duke iu bashkuar asistencës dhe solidaritetit të botës demokratike ndaj Ukrainës, që ashtu si ne aspiron integrim në NATO dhe Bashkim Europian", shkruan kryeparlamentari në Facebook, ndërsa tregon edhe një herët mbështetjen e Kosovës për fitoren e Ukrainës.

“Liria e popujve, sovraniteti i vendeve, është goditja më e rëndë ndaj tiranëve dhe tiranive të tyre. Liri Ukrainës dhe popullit të saj”, përfundon Kunjofca shkrimin e tij.

Ndërkohë, kujtojmë se mëngjesin e sotëm, policia e Kosovës njoftoi se një flamur i Kosovës u dogj në Zveçan. Sipas policisë, thuhet se rasti është iniciuar si “nxitje e urrejtjes, përçarjes dhe mosdurimit”.

“Persona të dyshuar të panjohur kanë djegur një flamur. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori”, thuhet në njoftimin e policisë.

kosova serbia destabilizim