Kosova25 Nëntor 2023, 19:45

Kryediplomatja belge në Kosovë: Dialogu, rruga e vetme për normalizim dhe integrim në BE

Shkruar nga Pamfleti

Kryediplomatja belge në Kosovë: Dialogu, rruga e vetme për

Ministrja e Punëve të Jashtme të Belgjikës, Hadja Lahbib, në një konferencë të përbashkët me kryediplomaten kosovare Donika Gërvalla, tha se normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është mundësia e vetme për integrim evropian të të dyja vendeve.

“Kemi biseduar për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit. Janë bërë hapa domethënës në normalizimin e raporteve dhe është shumë e rëndësishme që të mos ketë tensione. Normalizimi është rruga e vetme për marrëveshje dhe për integrimin e të dyja palëve në Bashkimin Evropian”, tha Lahbib pas takimit me Gërvallën, Në këto kohë sfiduese është në interesin tonë parësor që të qëndrojmë sa më afër që të jetë e mundur, kështu siç jemi tani.

Kryediplomatja belge u shpreh gjithashtu se është e “kënaqur” për lidhjet e forta mes Kosovës dhe Belgjikës.

Ndërsa homologia e saj, Gërvalla e falenderon për përkushtimin e Mbretërisë së Belgjikës për t’i ndihmuar Kosovës gjatë gjithë rrugës së shtetndërtimit të saj dhe gjithashtu për partneritetin e sinqertë dhe partneritetin e fortë që i lidh dy vendet.

“Belgjika ishte një nga vendet e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës në vitin 2008 dhe kemi punuar në shumë çështje të ndryshme”, potencoi ajo, teksa përmendi edhe diasporën kosovare atje, për të cilën dha se “janë bërë pjesë e shoqërisë belge duke e pasuruar edhe më tej”, u shpreh kryediplomatja belge.

“Jemi këtu për të bërë një hap më tej për të thelluar marrëdhëniet tona”, iu përgjigj Gërvalla.

Gërvalla tha gjithashtu se subjekt diskutimi kanë qenë edhe sfidat e sigurisë, ato gjeopolitike dhe ato të rajonit”.

“Jo vetëm të Kosova po përballet me sfida të shumta për shkak të sjelljes tejet agresive të fqinjit të saj (Serbisë), por edhe Evropa në përgjithësi, e gjithë botë perëndimore përballet me rreziqe të cilat vetëm të bashkuar mund t’i përballojmë”, vijoi ajo.

Më tej, Gërvalla deklaroi se e ka informuar homologen belge edhe rreth procesit të menaxhimit të kërcënimeve me të cilat përballet Kosova, me shpresën që Bashkimi Evropian do të jetë më i qartë dhe më i zëshëm në proceset të cilat rrezikojnë sigurinë dhe paqen në rajon.

gervalla hadja lahbib belgjike