Kosova19 Shkurt 2024, 14:34

Kurti: Me SHBA kemi marrëdhënie të mira, por nuk pajtohemi për gjithçka

Shkruar nga Pamfleti

Kurti: Me SHBA kemi marrëdhënie të mira, por nuk pajtohemi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të mira, por kjo nuk do të thotë që pajtohen absolutisht çdo herë.
Ai ka shtuar se Qeveria e Kosovës ka për detyrë ta respektojë Rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës.

“Unë nuk e kam thënë qëndrimin e asnjë shteti tjetër por si kryeministër i Republikës së Kosovës kam folur që raportet tona, bashkëpunimi jonë me SHBA-në është shumë i mirë tash ne jemi partner, aleatë, miq, kjo nuk do të thotë që pajtohemi absolutisht çdoherë në çdo vend për gjithçka,” ka thënë Kurti.

Kurti ka theksuar se do të shkojë në Bruksel nëse do ftohet për nënshkrim të marrëveshjes me Serbinë.

“Nëse na thërrasin për nënshkrim të marrëveshjes padyshim që shkoj. Unë jam treguar konstruktiv dhe i përkushtuar edhe atëherë kur na kanë thirrur në Bruksel e raundi i bisedimeve nuk mund të thuhet që ka qenë i suksesshëm. Unë këtë e bëj për BE-në, por e bëj edhe për shkak se duhet të kemi marrëdhënie normale me Serbinë,” ka thënë ai.

 

albin kurti kosova shba