Kosova18 Qershor 2023, 12:54

Kurti sërish thirrje ndërkombëtarëve: Dënoni agresionin serb, po bëjmë gjithçka që tre policët të lirohen!

Shkruar nga Pamfleti
Kurti sërish thirrje ndërkombëtarëve: Dënoni agresionin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur sot se janë duke bërë çdo gjë që policët e rrëmbyer nga forcat serbe të lirohen. Kurti ftoi faktorin ndërkombëtar që ta dënojnë agresionin e Serbisë.

Ai tha se në javën e ardhshme pritet që ambasadori Jetish Jashari, i cili është shef i zyrës ndërlidhëse në Beograd, t’i vizitojë policët e rrëmbyer.

I pyetur nëse do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga përfaqësuesi i lartë të BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell për takimin në Bruksel, Kurti refuzoi të përgjigjet.

Të mërkurën (14 qershor) tre zyrtarë kufitarë janë rrëmbyer nga forcat serbe gjatë një patrullimi në vijën kufitare në veri të Kosovës. Policia ka bërë të ditur se njësia policore ka qenë në detyrë thellë brenda territorit të Kosovës për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale. Tre policëve të rrëmbyer nga forcat serbe të premten (16 qershor) u është shqiptuar masa e paraburgimit.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, Gjermania kanë bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të tre policëve të Kosovës, të arrestuar në veri nga forcat serbe.

albin kurti