Kosova19 Shkurt 2024, 11:41

Në Ballkan ka nisur krijimi i botës serbe, Tirana të zgjohet nga ëndrrat!

Shkruar nga Pamfleti
Në Ballkan ka nisur krijimi i botës serbe, Tirana të zgjohet nga
Kurti, Vuçiç dhe Rama

Analisti Sadri Rambaja ka folur për situatën aktuale në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ai tha se në Ballkan ka nisur krijimi i botës serbe, ndërsa shtoi se lëvizjet që pritet të ndodhin do zgjojnë nga “ëndrra e paqes”, Shkupin dhe Tiranën.

“Serbia është një fenomen, në momentet më kritike Serbia është e gatshme që të lëvizë andej nga nuk pritet. Më 17 shkurt, ish-shefi i BIA-s dha një intervistë karakteristike në dy media serbe dhe paralajmëroi shumë qartë që procesi i krijimit të botës serbe, ka filluar dhe tashmë nuk e ndal dot askush.

Ai paralajmëroi ecjen tutje në shuarjen e Bosnjës dhe rikonfirmin e hartës politike në Evropën juglindore gradualisht mund të ndodh dhe të gjejë në gjumë edhe Ali Ahmetin në Shkup edhe Edi Ramën në Tiranë, që kur të zgjohen në mëngjes të kuptojnë që kanë qenë në ëndërr ndërsa mendonin realizimin e paqes në Ballkan”,-tha Ramabaja.

Ndërkohë në  Konferencës së Sigurisë në Mynih, i ngarkuari i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin,  ka thënë se qëllimi i unionit është integrimi i suksesshëm i Ballkanit Perëndimor në BE.

Nga ana tjetër kërcënimi që i vjen Kosovës nga Serbia “është më i fortë”, shkruan e përjavshmja gjermane “Die Zeit” në një artikull kushtuar ngjarjeve të fundit në pjesën veriore të vendit, në dritën e 16 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Prestigjiozja gjermane vëren se “në Kosovën e vogël po luhet gjeopolitikë e shkallës së vogël”.

“Forcimi i së djathtës në Evropë, rikthimi i mundshëm i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe sukseset e Rusisë në Ukrainë – e gjithë kjo do të ketë pasoja negative për sigurinë e Kosovës”, thuhet në tekst.

Siç shkruan më tej korrespodenti i kësaj gazete, në BE dhe ShBA “duhet të tingëllojnë këmbanat e alaramit sepse çdo krizë në Kosovë shpalon dobësinë e perëndimit”, siç e citoi Danas.