Kosova22 Shkurt 2024, 09:50

Ngjarje e rëndë në Kosovë, gjendet trupi i pajetë i 23-vjeçares nga Ukraina në autostradë

Shkruar nga Pamfleti

Ngjarje e rëndë në Kosovë, gjendet trupi i pajetë i

Një vajzë 23-vjeçare është gjetur e vdekur në autostradën e Ferizaj-Prishtinë në Kosovë. Vajza është me origjinë nga Ukraina.

Trupi i pajetë i 23-vjeçares u gjet në autostradën “Arbën Xhaferi” nga policia rrugore.

Sipas mediave në Kosovë dhe nga njoftimet e policisë është identifikuar se vajza është me origjinë ukrainase. Nuk dihet akoma shkaku i vdekjes së saj.

Policia po heton për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes të viktimës.