Kosova11 Prill 2023, 22:51

Plagosja në Veri të Kosovës, reagon Zveçla: Drejtuesi i mjetit nuk ju bind thirrjes së policisë

Shkruar nga Pamfleti

Plagosja në Veri të Kosovës, reagon Zveçla: Drejtuesi i

Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas incidentit me armë zjarri në Zveçan, ku mbeti i plagosur një qytetar i komunitetit serb.

Sveçla ka thënë se sipas hetimeve të para, pas sinjalit të efektivit për ndalim, drejtuesi i mjetit nuk është ndalur, por ka vazhduar në drejtim të Zveçanit.

Pas kësaj, një nga efektivët e policisë ka qëlluar me armë në drejtim të veturës ku si pasojë, ka mbetur i plagosur qytetari M.J.

Pas intervistimit nga ana e Inspektoriatit Policor dhe me vendim të prokurorit, 4 zyrtarë policor janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje për 48 orë me dyshimin se tre zyrtarë policorë nuk kishin raportuar lidhur me rastin dhe një zyrtar për mos raportim si dhe për përfshirjen e tij në rast. Të njejtit gjatë ditës me rekomandim të IPK-së janë suspenduar nga PK”, ka thënë ministri.

Në fund ai theksoi se me qëllim të zbardhjes së të gjitha rrethanave, hetimet do të vazhdojnë intenzivisht dhe gjithësecili që ka bërë shkelje do të ballafaqohet me ligjin.

Ndërkaq, për incidentin, më herët gjatë së martës ka reaguar edhe Ambasada e SHBA-së në Kosovë.

zvecla serbia kosova