Kosova25 Nëntor 2023, 14:46

Politikani serb ngre alarmin: Kisha Ortodokse po armatos serbët në veri!

Shkruar nga Pamfleti
Politikani serb ngre alarmin: Kisha Ortodokse po armatos serbët në
Nenad Canak

Nenad Canak ka ngritur alarmin me një status në platformën X për një rrezik në Ballkan, duke përmendur armatosjen e grupeve serbe përmes Kishës Ortodokse Serbe.

Sipas tij, tanket e ish-Armatës Popullore të Jugosllavisë po përdoren nga kisha.

Ai ka përmendur Bosnjën, Kosovën e Malin e Zi si shtete ku po hyn armatimi i prodhuar në shtetin serb.

“Në Bosnjë dhe Hercegovinë, kontrabanda e armëve për kampet terroriste ruse të Dodikut kalon përmes Kishës Ortodokse Serbe. Në Kosovë i gjithë terrorizmi dhe armatimi ‘patriotik’ kalon përmes KOS-it. Në Mal të Zi janë të armatosur deri në dhëmbë, zgjedhjet blihen përmes kishës”, shkroi ai në platformën X.

nenad canak