Kosova22 Janar 2024, 17:47

SHBA i "tërheq veshin" Kosovës: Vendimi për heqjen e dinarit serb, i panevojshëm

Shkruar nga Pamfleti

SHBA i "tërheq veshin" Kosovës: Vendimi për heqjen e

Pas vendimit të Kosovës për të mos lejuar pagesat me dinarin serb në territorin e saj, ka ardhur edhe reagimi i ambasadorit të SHBA në Serbi, Christopher Hill.

Sipas tij ky ishte një vendim i papritur dhe i panevojshëm dhe SHBA e BE po monitorojnë zhvillimin e situatës.

“Ne mendojmë se gjëja më e rëndësishme për momentin është formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, por po ashtu që Kosovës t’i jepet mundësia e anëtarësimit në institucionet ndërkombëtare. Ne duhet të përqendrohemi dhe të shmangim temat që nuk janë në interes të përbashkët”, tha ambasadori Hill.

Vendimi u mor më 17 janar nga Banka Qendrore e Kosovës e cila miratoi rregulloren sipas së cilës monedha e vetme që lejohet për kryerjen e transaksioneve me para në Kosovë është euro.

Në zonat me shumicë serbe në Kosovë është përdorur dinari serb si për të kryer pagesa ashtu edhe pë rata që punojnë në institucionet serbe në Kosovë, të cilët i marrin pagat me dinarë.

Rregullorja e re e Bankës Qendrore specifikon se valutat që nuk janë euro mund të përdoren vetëm për t’u ruajtur “në formë fizike apo në llogaritë bankare” dhe me to mund të kryen pagesa ndërkombëtare.

christopher hill dinari serb kosove