Kosova24 Tetor 2023, 08:22

SHBA kërkon ekstradimin e sulmuesve në Banjskë: Serbia të mbajë përgjegjësi!

Shkruar nga Pamfleti

SHBA kërkon ekstradimin e sulmuesve në Banjskë: Serbia të

Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara në OKB, Robert Wood deklaroi se “duhet të ketë përgjegjësi të plotë” në bazë të ligjit për personat e përfshirë në sulmin e 24 shtatorit në Kosove.

“Personat që janë larguar për në një shtet të tretë duhet të ekstradohen dhe ndiqen penalisht”, tha përfaqësuesi i SHBA-së.

"SHBA-ja tha se po punon nga afër me Bashkimin Evropian dhe partnerët e NATO-s për të ndihmuar që veriu i Kosovës – i banuar me shumicë serbe të jetë i qetë. Washingtoni u bëri thirrje palëve që të kthehen në dialog, të përgatitur “që të ndërmarrin hapa konkretë përpara”.-u shpreh Wood.

Është e rëndësishme që palët të bëjnë përparim në të gjitha marrëveshjet e arritura në dialog, tha ambasadori Wood.

sulmi ne banjske