Kosova17 Shkurt 2024, 21:12

“SHBA nuk është kundër”, Kulla për dinarin serb: Është 1/20 e ekonomisë së Kosovës

Shkruar nga Pamfleti

“SHBA nuk është kundër”, Kulla për dinarin serb:

Eksperti i Sigurisë, Ilir Kulla, ka folur për çështjen e ndalimit të dinarit në Kosovë, duke hedhur idenë se në fakt SHBA nuk janë kundër.

Sipas tij, kundërshtia që Amerika ka është fakti se vendimi duhet të ishte konsultuar para se të ndërmerrej.

Duke treguar se sa dinarë qarkullojnë në Kosovë, Kulla sqaroi se në një vit në Kosovë qarkullojnë 1 miliardë e 200 milionë euro në dinar, që do të thotë 1/20 e ekonomisë së Kosovës.

Ai tha po ashtu se në kohën e qeverisjes së kryeministrit Albin Kurti, Serbia po del gradualisht nga Kosova.

“Parada e FSK-së sot, në 16 vjetorin e Pavarësisë, që nuk u bë, është një lëvizje e mençur, që duhet të jetë edhe e konsultuar me partnerët ndërkombëtarë. Si duket ka dashur të japë mesazhin se Kosova nuk do luftë, për të mos ndezur tensione, pra e kanë lënë ditën e sotme thjeshtë si ditë feste, pa ngarkesa të tjera.

SHBA nuk kontestojnë vendimin për dinarin, por faktin që nuk është konsultuar qeveria. Nëse nga 2010 deri në 2020 kemi rifutjen e Serbisë në Kosovë, tani në epokën e Kurtit kemi daljen e Serbisë nga Kosova pak nga pak.

Në ekonominë e vetë, injektohen në Kosovë rreth 1 miliardë e 200 milionë euro në vit në dinar. Dmth 1/20 e ekonomisë së Kosovës. Kosova nuk po thotë që Serbia të mos ndihmojë ata, por thotë që të këmbehen në Euro, që është edhe monedha kombëtare e ndërkombëtare”, tha Kulla në një intervistë për Euronews.

ilir kulla dinari serb kosove