Kosova26 Nëntor 2023, 08:28

Shpërthim i fuqishëm në veri të Kosovës

Shkruar nga Pamfleti

Shpërthim i fuqishëm në veri të Kosovës

Në shpërthim i fortë është raportuar në veri të Kosovës.

Lajmi është raportuar nga mediumi “Mitropol”, citon Ekspres.

Sipas “Mitropol”, një mjet shpërthyes e ka detonuar veriun e Mitrovicës pas mesnatës.

Ky është shpërthimi i dytë me radhë pas atyre të 19 nëntorit, ku ishin regjistruar dy shpërthime, por pa dëme.

Ende nuk dihet lloji i mjetit shpërthyes që u gjuajt.

Banorët shqiptarë të Lagjes së Boshnjakëve konfirmojnë për “Mitropol” se shpërthimi ishte shumë i zhurmshëm.

Edhe banorët e jugut të Mitrovicës thanë se shpërthimi u dëgjua edhe në jug.

shpërthim i fuqishëm veriu i kosovës