Kosova10 Mars 2024, 16:55

Takimi me ambasadorin e Serbisë në SHBA, Hovenier: Radojiçiç është kriminel, të mbajë përgjegjësi për sulmin në Banjskë

Shkruar nga Pamfleti

Takimi me ambasadorin e Serbisë në SHBA, Hovenier:

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Jeff Hovenier ka folur me tone te ashpëra rreth takimit të Marko Gjuriç, ambasadorit të deritashëm të Serbisë në SHBA dhe Milan Radojiçiç i kërkuar nga Interpoli në lidhje me sulmin terrorist në Banjskë.

Fotografia Gjuriç- Radojiçiç u publikua dhe qarkulloi mbrëmë në profile të ndryshme në platformën X. Sot takimi u konfirmua nga vetë Gjuriç.

Hovenier ka theksuar se jemi në dijeni të raportimeve të mediave për takimin e pretenduar.

“Qëndrimi i Shteteve të Bashkuara për zotin Radoiçiç është i njohur. Z. Radoiçiç është nën sanksionet e qeverisë amerikane për përfshirje në korrupsion dhe krim të organizuar transnacional.

Siç kanë thënë zyrtarë të lartë të qeverisë amerikane: Serbia duhet të mbajë përgjegjës të përfshirët në sulmin e kryer nga paraushtarakët etnikë serbë në Banjska që rezultoi në vdekjen tragjike të një rreshteri të Policisë së Kosovës”, ka thënë Hovenier në një përgjigje për Gazetën Express.

Më tej, Hovenier rikujton se SHBA ka një pikëpamje të qartë për Radoiçiç.

“Ai ka marrë përgjegjësinë për sulmin në Banjska përmes avokatëve të tij. Ai është një kriminel që duhet të mbajë përgjegjësi”, ka thënë Hovenier.

Marko Gjuriç po përflitet si mandatar për formimin e qeverisë së re të Serbisë pas zgjedhjeve atje.

Radoiçiç i cili e ka pranuar se ka qenë në krye të sulmuesve në Banjskë, ishte ndaluar nga policia serbe më 24 shtator të vitit të kaluar, por pas pak ditëve Gjykata e Lartë në Beograd kishte njoftuar se e ka liruar nga mbajtja një ditë pas marrjes në pyetje. Që nga atëherë, Radoiçiç është i lirë në Serbi. Në reagimin e tij për takimin, Gjuriç ka thënë se as nuk e fsheh e as nuk turpërohet dhe se lidhet me “punën që e bën”.

Gjuriç ka thënë po ashtu se publikimi i fotografisë lidhet me kthimin e tij në politikë të përditshme.

 

serbi shba hovenier radoicic kriminel sulmi ne banjske