Kosova18 Qershor 2023, 10:31

Agravon situata në Zveçan, serbët sulmojnë me gurë kamionin që vinte nga Shipëria

Shkruar nga Pamfleti

Agravon situata në Zveçan, serbët sulmojnë me gurë

Një shtetas shqiptar është sulmuar nga disa persona në Rudar të Zveçanit. Policia e Kosovës bën me dije se personi së fjalë ka qenë në një kamion në momentin kur është goditur me gurë.

Si pasojë e sulmit, mësohet se ka vetëm dëme materiale. Ndërsa agresorët jan larguar në drejtim të paditur.

“Rudar, Zveçan 17.06.2023-19:00. Ankuesi mashkull shtetas Shqiptar ka raportuar se ka qenë me kamion, kur 5-6 persona të panjohur e kanë sulmuar me gurë dhe i kanë dëmtuar derën e kamionit dhe janë larguar në drejtim të panjohur, rasti në procedurë hetimore” thuhet në njoftimin e policisë.

zvecan sulm serbet kamion