Kosova31 Maj 2023, 07:27

Vijojnë protesta në veri, Lista Serbe: Nuk heqim dorë deri në përmbushjen e kërkesave!

Shkruar nga Pamfleti

Vijojnë protesta në veri, Lista Serbe: Nuk heqim dorë deri

Ditën e sotme pritet që të zhvillohen sërish protesta në komunat në veri të Kosovës. Përfaqësues të Listës Serbe, janë shprehur se do të vazhdojnë të protestojnë deri sa të përmbushen kërkesat e tyre, përkatësisht të tërhiqen kryetarët e komunave dhe njësitë speciale të Policisë së Kosovës nga ajo zonë.

Thirrje të ngjashme me këto janë bërë edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian.

Një shpërthim është dëgjuar mbrëmë në orët e vona në qytetin e Zveçanit, në veri të Kosovës. Sipas RTK, serbët kanë provokuar forcat e KFOR.

Po ashtu mbrëmjen e djeshme, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka këmbëngulur se kryetarët e rinj shqiptarë, të dalë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të prillit, janë të vetmit që kanë legjitimitet të jenë në ndërtesat e komunave në veri.

Qytetarët serbë kanë dalë dje në protestë në veri të Kosovës për të ndaluar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në selitë e komunave në veri Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç. Protesta ka nisur pa incidente, ndërsa KFOR dhe Policia e Kosovës kanë ngritur barrikada sigurie rreth ndërtesave shtetërore për të shmangur përshkallëzimin e situatës. Ndërkohë, kryekomunarët kanë njoftuar se për shkak të situatës, ata sot nuk do të paraqiten në zyrat e punës. KFOR ka bërë thirrje për uljen e tensioneve nga dy palët e konfliktit Kosovë-Serbi, ndërsa ka kërkuar që të mbahet përgjegjësi për ushtarët e plagosur. Ngjarja është në zhvillim.

protesta në veri lista serbe: