Kosova22 Shkurt 2024, 16:46

Vjosa Osmani takim me ambasadorin amerikan në Prishtinë, në fokus çështja e dinarit serb!

Shkruar nga Pamfleti

Vjosa Osmani takim me ambasadorin amerikan në Prishtinë, në fokus

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, kanë diskutuar ditën e sotme për propozimet që ofrojnë zgjidhje të qëndrueshme për planin e tranzicionit për zbatimin e rregullores së BQK-së.

Sipas njoftimit nga presidenca e Kosovës, në takimi mes Osmanit dhe Hovenierit përveç rregullores së BQK-së është diskutuar edhe për zhvillimet e tjera të fundit në vend.

Osmani ka përsëritur mirënjohjen e thellë për mbështetjen e përhershme të SHBA-së për sovranitetin, kushtetueshmërinë dhe integritetin territorial të Kosovës. Në mes tjerash, në takim u diskutua po ashtu edhe për bashkëpunimin për sa i përket agjendës ndërkombëtare në muajt në vijim si dhe për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes”, thuhej në njoftimin e Presidencës.

Rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës, që rregullon qarkullimin e parasë së gatshme në Kosovë, duke përjashtuar dinarin serb, ka hyrë në fuqi më 1 shkurt pavarësisht kundërshtimeve nga ndërkombëtarët.

Pas reagimeve, Qeveria ka pranuar fazën e tranzicionit, ndërsa një ditë më parë zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se Qeveria e Kosovës në ditët në vijim do të dalë me listë prej 10 masave, me të cilën do të tregojë se si do të kujdeset që qytetarët të mos dëmtohen në fazën kalimtare deri te zbatimi i plotë i Rregullores së re.

osmani dinari serb