Kosova26 Shkurt 2024, 12:22

Vrasja e Liridona Ademajt, avokati: Motivi i krimit mund të mos zbulohet kurrë

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e Liridona Ademajt, avokati: Motivi i krimit mund të mos zbulohet

Avokati Tomë Gashi, ka folur për edhe për vrasjen e Liridona Ademajt.

Ai tha se motivi i ngjarjes së rëndë mund të mos zbulohet kurrë. Avokati thekson se në këtë krim janë të përfshirë disa persona.

"Supozohet që vetë bashkëshorti i Liridonës ka organizuar vrasjen e saj, dhe duket që ka pasur një përgatitje për më tepër se një vit. Ajo që i intereson opinionit është motivi dhe besoj se motivi ndoshta nuk do të gjendet kurrë.

Po të gjendet motivi, ka supozime se ka persona të tjerë të cilët kanë bërë presion apo shtytje tek vrasësit, sepse ky është një grup kriminal tani që supozohet nga prokuroritë, që janë tre persona: shtytësi, ekzekutuesi dhe një person tjetër. Mund të jenë edhe persona të tjerë që do të arresohen në qoftë se vërtetohet që motivi paska qen ai që paska shtyrë bashkëshortin që të organizoj vrasjen e gruas së tij, respektivisht nënës së fëmijëve të tij", tha avokati për "Ora News".