Kosova 1 Dhjetor 2023, 20:01

Vrau me thikë vjehrrin për konflikte familjare, dorëzohet në polici dhëndri në Prishtinë

Shkruar nga Pamfleti

Vrau me thikë vjehrrin për konflikte familjare, dorëzohet në

Dorëzohet në polici Edon Bujupi, i cili ishte në kërkim prej ditës së mërkurë për vrasjen me thikë të vjehrrit të tij, 53-vjeç, Ali Kosova.

Pritet që Bujupi të merret në pyetje nga policia ndërsa më pas prokurori të vendosë për masën e sigurisë ndaj tij.

Vrasja ndodhi 2 ditë më parë në rrugën “Ali Vitia” në Prishtinë.

Policia njoftoi se viktima nuk ka mundur t’iu mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në QKUK.

“Dyshohet se pas një mosmarrëveshje, i dyshuari kosovar ka sulmuar-therur me thikë babanë e bashkëshortes së tij (vjehrrin), viktimën mashkull kosovar i cili duke mos u përballuar plagëve të marra ka ndërruar jetë në QKUK, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjeku”, thuhej në raport.

prishtine vrasje thike