Kosova18 Qershor 2023, 11:08

Vuçiç refuzon ftesën e Borrell për takim me Kurtin në Bruksel: E pakuptimtë të flas me të!

Shkruar nga Pamfleti

Vuçiç refuzon ftesën e Borrell për takim me Kurtin

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat tha se nuk do të marrë pjesë në takimin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, i cili është thirrur nga Josep Borell në Bruksel.

“Unë e konsideroj të pakuptimtë të flas me një person që nuk është i gatshëm të flasë”, u shpreh Vuçiç.

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, ka ftuar Kurtin dhe Vuçiçin në një takim që është thënë se do të mbahet javën e ardhshme.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se ende nuk ka vendosur nëse do të shkojë në takim. Të shtunën, më 17 qershor, gjatë një deklarate për mediat në Prishtinë, ai tha se ekipi i tij do t’i përgjigjet ftesës së Borrellit në fillim të javës së ardhshme.

Vuçiuë tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka krijuar një situatë kriminale ku keqtrajtohen qytetarët serbë.

Kurti ka krijuar një situatë kriminale ku keqtrajton të gjithë qytetarët e nacionalitetit serb. Mendoja se po e bënte vetëm, por tani e di që e ka mbështetjen e disa vendeve perëndimore”, ka thënë mes tjerash ai.

kurti vucic takim bruksel