Kosova18 Qershor 2023, 17:07

Vuçiç refuzon ofertën e Milatoviç dhe Abazoviç si ndërmjetësues në dialogun Kosovë- Serbi: Nuk ulem me Kurtin

Shkruar nga Pamfleti

Vuçiç refuzon ofertën e Milatoviç dhe Abazoviç

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç i është përgjigjur ditën e sotme presidentit të Malit të Zi, Jakov Milatoviç dhe kryeministrit Dritan Abazoviç, të cilët u ofruan të ndërmjetësojë dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Vuçiç në një konferencë për mediat refuzoi ofertën, shkruan Vijesti.

"Ju urojmë më të mirën dhe asgjë më shumë. Ne nuk kemi nevojë për karrige, nuk kam nevojë të ulem në një karrige kur flas me dikë pa qenë në humor të mirë. Unë mund të qëndroj, por ju nuk keni me kë të flisni.”, tha Vuçiç.

Serbia i ka bërë kërkesë Euleksit për një ekzaminim poligrafik për vendin ku u arrestuan tre efektivët e Policisë së Kosovës. Presidenti Aleksandër Vuçiç në një dalje përpara mediave këtë të dielë pohoi gatishmërinë edhe të punonjësve të Ministrisë së Brendshme serbe që kryen arrestimin për t’ju nënshtruar këtij ekzaminimi në mënyrë që të saktësohet vendi ku ndodheshin policët.

Por sipas tij përfaqësuesit e misionit Eulex kanë refuzuar ta marrin në konsideratë këtë kërkesë.

Por Albin Kurti i cili ka deklaruar këtë të dielë se qeveria e tij po bën gjithçka për lirimin e efektivëve thotë se të hënën me shumë gjasë ata do të vizitohen nga shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Beograd, Jetish Jashari.

Ndërkohë që përplasjet deklarative vijojnë mes Prishtinës dhe Beogradit, Vuçiç lajmëron se nuk do të ulet në një tavolinë me Kurtin në Bruksel në takimin e thirrur nga Josep Borrelli.

Presidenti serb deklaron se po shqyrton mundësinë që mund të shkojë në Bruksel vetëm për të folur teknikisht me përfaqësuesit e Unionit, por jo palën kosovare.

vuçiç refuzon ofertën e milatoviç dhe abazoviç