Kosova25 Nëntor 2023, 14:56

Zbulohet busti i heroit Hasan Prishtina, të pranishëm pasardhësit e Skënderbeut, Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit

Shkruar nga Pamfleti

Zbulohet busti i heroit Hasan Prishtina, të pranishëm pasardhësit

Për nder të 150 vjetorit të lindjes dhe 90 vjetorit të rënies së heroit Hasan Prishtina, sot është përuruar busti i tij, në Prishtinë.

Të pranishëm në këtë ngjarje ishin pasardhësit e heroit shqiptar, Gjergj Kastroti-Skënderbeu, Loris Kastrioti 2, nipi i Ismail Qemalit, Qemal Vlora, stërnipi i Isa Boletinit, Gazmend Boletini, etj.

Nipi i Hasan Prishtinës, Mehmet Prishtina tha se sot shënohet 150 vjetori i lindjes dhe 90 vjetori i vrasjes së heroit, Hasan Prishtina.

Sipas tij, aktivitetet sot janë mbajtur në këto qendra, Tiranë, Shkup, Selanik, Dibër, etj.

150 vjetori i lindjes dhe 90 vjetori i vrasjes së kryeministrit të tetë të Shqipërisë, heroit kombëtar Hasan Prishtina, fondacioni ‘Hasan Prishtina’ ka organizuar në vitin 2023 si vit i Hasan Prishtinës. Aktivitetet sot janë mbajtur në këto qendra, Tiranë, Shkup, Selanik, Dibër si dhe në shumë treva tjera në të cilat ka vepru kolosi ynë Hasan Prishtina. Është inaugurua busti i heroit Hasan Prishtinë në Dibër, sot po inaugurojmë këtë bust në Prishtinë, dhe për të mbyll këtë vit jubilar me inaugurimin në Kukës dhe jo rastësisht aty ku u prehën eshtrat e Hasan Prishtinës, aty ku u riatdhesuan në vitin 1977 nga Selaniku në Kukës”, ka thënë Prishtina.

Edhe pasardhësi i Skënderbeut, Loris Kastrioti 2 tha se sot po festohet një ditë shumë e rëndësishme pasi siç u shpreh ai “po kujtojmë se nga vimë”.

Ndërsa, nipi i Ismail Qemalit, Qemal Vlora tha se ndjehet shumë i lumtur që është i pranishëm në zbulimin e bustit të heroit, Hasan Prishtina.