Politike23 Korrik 2019, 16:49

Pritet “furtunë” në Asamblenë e PS, Spiropali: Nuk ka arsye për ndryshime në qeveri

Shkruar nga Pamfleti
Pritet “furtunë” në Asamblenë e PS, Spiropali: Nuk ka

PS mbledh sërish asamblenë kombëtare këtë të martë për të bërë edhe një analizë të qeverisjes. Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, njëkohësisht dhe zëdhënëse e qeverisë, Elisa Spiropali u pyet për atë çfarë pritet nga kjo analizë, duke kujtuar edhe paralajmërimin që kryeministri Rama u bërë disave prej ministrave për ndryshime nëse puna e tyre nuk do të ishte në nivelin e kërkuar.

“Nuk ka arsye për ndryshime në qeveri. Megjithatë analizë bëhet gjithmonë në fund të një sesioni. Ligjet që kanë kaluar, sa impakt kanë pasur. Sa reforma janë kryer. Analiza sektor për sektor… Pastaj është diskrecion i kryeministrit për të vendosur. Puna që ka bërë PS ka dëshmuar se ka vizion dhe qëndrueshmëri në gjerat që bëjnë”. u shpreh Elisa Spiropali.

Kujtojmë se në fokus të kësaj asambleje do të jetë rezultati zgjedhjeve të 30 Qershorit, sepse negjithëse pa opozitën dhe në 27 bashki pa rivalë, socialistët nuk janë të kënaqur me rezultatin. Organizmi i zgjedhjeve në parti që do të diskutojë asambleja socialiste është një pikë interesante dhe zhvillohet në një kohë kur ka mbaruar mandati si kryetar i Edi Ramës.

Politike